Agron Gjekmarkaj: PD po kërkon sfidë nga SHBA-ja, por unë distancohem nga sulmet ndaj Yuri Kim

Ish-nënkryetari i PD-së, deputeti Agron Gjekmarkaj thotë se selia blu kërkon të ketë një sfidë me SHBA dhe këtu i referohet përplasjeve mes Sali Berishës dhe ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Po ashtu ai thekson se distancohet nga ky lloj sulmi ndaj ambasadores Kim.

“Kam keqardhje që zhvillimet e PD kërkojnë sfidë nga SHBA. Unë besoj që këto e dëmtojnë PD. Gjithë ato sulmet që iu drejtuan zonjës Kim, ajo është përfaqësuese e SHBA.

Sulmet ndaj saj e dëmtojnë PD, të papranueshme. Unë distancohem nga të tilla deklarata. Krijojnë një klime që PD të jetë më e dobët në sytë e shqiptarëve”,-tha i ftuar në ”Top Story”.

SHKARKO APP