Agron Gjekmarkaj: Rama po gëzon mandatin e tretë me cubat e vet

Nga Agron Gjekmarkaj

Më i zi pas 30 vjetesh pluralizem nuk mund të ishte sesa kaq raporti perfundimtar i OSBE per zgjedhjet e 25 Prillit !! Ai konfirmoi gjithçka konstatoi Opozita , media , individualitet e shumëkush tjeter mbi inxhinjerinë elektorale që tjetersoi vullnetin popullor ! Shteti i Edi Rames është armiku i zgjedhjeve të lira e të ndershme në këtë vend , rrembyesi i tyre me të gjitha pikat që OSBE rendit !!Por Edi Rama është në pushtet duke ju gezuar mandatit të tretë me cubat e vet. Një mandat që u lejua të vidhej me bekim nderkombetar, pra kemi një regjim me bekim nderkombetar ! Situata është paradoksale ! OSBE organizata më prestigjioze nderkombetare për zgjedhjet i jep të drejtë Opozites nderkohe që disa kancelari kryesore nuk e priten këtë raport por uruan qeverinë për “fitoren” pa shumë vonese !

Ne si opozitë nuk mund ta shmangim këtë fakt me heshtje ! Ne duhet ta zbardhim atë, të permiresojmë mardheniet tona me fuqitë aleate e mike SHBA-BE , duke gjetur ku kemi gabuar që u ndeshkuam kaq rënde ! Vetem e verteta na ndihmon të dalim nga paradoksi ! Ne e kemi jetike këtë. Zgjedhjet u vodhen me sy shkelje mderkombetare !! Pse ?? Ta gjejme këtë duke parë thellë nga vetja, duke ndryshuar ndaj tyre pa humbur dinjitetin por edhe perkundrejt shoqerisë shqipëtare e cila duhet ftuar në rezistence ! Raporti i OSBE ja jep këtë kartë morale Opozites në teori , detyra jonë është ta fitojmë edhe praktikisht !! Zgjedhjet janë vjedhur ! Hajduti na shet mend!

Ne na ndihmojnë parimet dhe vlerat për të rigjetur aleatet e shumë më teper për ti prirë shoqerisë në rrezimin e një regjimi me fasade alegre ! Shqiperia dhe shoqeria po na vezhgijne ne Opoziten e Shqiperisë, Viktimen e 25 Prillit si shikim të vetvetes po kaq e në mos më teper viktime! Ne kemi detyren t’ju ofrojmë aryre një gjë të madhe, ndryshe, morale, solemne, te vertete për të rijthyer zgjedhjet e lira dhe të ndershme si alfa e demokracise e progresit, si një e drejtë historike që i detyron nderkombetaret ta nxjerrin popullin shiptar nga kafazi i paradoksit me “bekimin” qe tanimë është “mallkim”!!

SHKARKO APP