Ahmetaj: Berisha po kryen grusht shteti pa armë

Ministri i Financave Arben Ahemtaj thotë se ky vend po merret peng për shkak të mos miratimit të reformës në drejtësi.

Ai thotë se mos miratimi i kësaj reforme çdo sipërmarrje por kërcënohet me pasiguri dhe se pengon investitorët e huaj që të investojnë në vendin tonë. Ai akuzon Berishën si pengues të reformës.

Reagimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke pare me keqardhje degradimin e përditshëm të frikës nga drejtësia në një konfrontim të hapur të opozitës me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, e kam të vështirë të pranoj se ky vend po merret peng! Po merret peng bashke me vendin, edhe perspektiva e zhvillimit ekonomik e social.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po kërcënohet me pasiguri për të ardhmen çdo sipërmarrje qe pret pastrimin e drejtësisë nga gjobëvënësit e biznesit neper gjykata dhe çdo iniciative e huaj per te investuar ne Shqipëri! Si ka mundësi që pas 25 vitesh marrëdhënie shpëtimtare partneriteti me SHBA dhe BE, populli sovran te kërcënohet me mbylljen e perspektives se zhvillimit te ligjshëm, nga një parti qe ka dale hapur kundër SHBA dhe BE?!

Ka vetëm një përgjigje për këtë: I njëjti njeri qe ka frymëzuar 25 vjet këtë qasje destruktive për të mbrojtur interesat e tij komplet personale, Sali Berisha, po e përdor pengun e tij Lulzim Basha për t’i vënë gjoksin një politike te çmendur si kjo e PD!

E pabesueshme qe historia përsëritet me dorën e Sali Berishës edhe pasi Sali Berisha nuk përsëritet më… Këta janë gati ta kthejnë Shqipërinë ne bunkerin e tyre vetëm për të mbrojtur lëkurën e tyre! Ky është një puç pa armë për të përmbysur shpresën e rilindur dhe fuqinë sovrane te popullit qe do reforme në drejtësi!‎”

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=970415176411440&id=436720489780914

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?