Ahmetaj kundër qeverisë teknike: Dëmton ekonominë
Ministri i Financave Arben Ahmetaj kundërshton idenë e një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të parakohshme, të hedhur një ditë më parë në debatin politik nga aleati në qeverisje, Ilir Meta. Ahmetaj deklaroi se një qeveri teknike nuk i bën mirë shëndetit të ekonomisë.
“Qeveritë teknike në kohë normale, por në përgjithësi, qeveritë teknike nuk kanë pasur ndonjë sukses. Dhe të gjithë ingridentët politikë, zhvillimet politike nuk shohim asnjë lloj nevojshmërie, le më domosdoshmërie për një qeveri teknike.
Forcat politike në Parlament janë të matuara, mazhoranca është e maturuar. Reforma në drejtësi nuk ka asnjë arsye që të krijojë kazualitet qeverinë. Qeveria vazhdon punën e vet, reforma u përket qytetarëve për një sistem drejtësie shumë më të mirë nga ajo që kemi”,- tha Ahmetaj.
Kreu i Financave ilustroi një situatë pozitive të ecurisë së ekonomisë dhe i qëndroi pritshmërive për rritje ekonomike 3.4% këtë vit. Por gjithmonë ka një por, dhe për ministrin e Financave, janë tensionet politike që mund të penalizojnë trendin rritës të ekonomisë.
Ahmetaj vlerësoi punën e amdinistratës tatimore dhe nismës anti informalitet, bazuar në ecurinë e mirë të të ardhurave në pjesën e parë të këtij viti
KOHA JONË SONDAZH

