Ahmetaj në Kavajë: Në 7 maj dhe në 18 qershor, votojmë për Shqipërinë që duam

Një ditë pasi njoftoi vendimin e qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 22 mijë në 24 mijë lekë, që do të kalojë në Këshill të Ministrave këtë të mërkurë, Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka zhvilluar sot një vizitë në një sipërmarrje fason me kapital të përbashkët Italo-shqiptar në qytetin e Kavajës.

I shoqëruar edhe nga Kandidati për Kryetar të Bashkisë, Klodian Shehi, Ahmetaj ndau me punonjësit lajmin e mirë për rritjen e pagës.

“Dua të ndaj me ju një lajm që jam i bindur ju intereson drejtpërsërejti. Ne kemi vendosur si qeveri që nesër të kalojmë një Vendim qeverie për rritjen e pagës minimale nga 22 mijë në 24 mijë lekë. Në fakt, unë jam shumë i kënaqur se sot ka dy lajme këtu dhe këto janë lajme që Shqipëria që duam ka për të pasur shumë në katër vitet që do të vijnë. E para është rritja e pagës minimale dhe ky është një lajm shumë i rëndësishëm dhe e dyta është që po shtohet punësimi, 150 vende të reja pune do të hapen së shpejti vetëm në këtë sipërmarrje”, tha Ahmetaj duke shtuar se një nga sfidat e mandatit të dytë të qeverisë Rama do të jetë zgjerimi i punësimit dhe rritja e pagave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur për situatën aktuale politike, Ahmetaj sërish theksoi se në 7 Maj Kavaja do të shkojë në zgjedhje dhe nuk do të bëhet pjesë e sherrit të politikës së vjetër. Në 7 maj dhe në 18 qershor, qytetarët do të shkojnë në zgjedhje për Shqipërinë që bën shtet, për Shqipërinë që afron punë, për Shqipërinë që garanton mireqenie, tha Ahmetaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipërmarrja e vizituar është një kompani fason, me capital të përbashkët italo-shqiptar, e specialisuar në prodhimin e këpucëve, të eksportuara drejt Italisë për disa emra të njohur kompanish. Aktualisht numëron 150 vende pune dhe brenda pak muajsh, me futjen e linjës së re të prodhimit, do të shtohen edhe 150 vende të reja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?