Ahmeti:Përgjimet e pista na nxorën nga Qeveria e Maqedonisë

Veprimi i partisë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit për të dalë nga qeveria ka shkaktuar zhurmë të madhe në Maqedoni, por jo vetëm. Pas deklaratës së shkurtër të shpërndarë një ditë më parë këtë paradite është shpërndarë një qëndrim më i plotë. Aty bëhet e qartë edhe arsyeja e largimit të ministrave. Publikimi i audiopërgjimit të deputetes Ermira Mehmeti dhe zv.kryeministrit Musa Xhaferri ka qenë aryeja kryesore që sipas BDI vjen nga rryma anti-shqiptare.

“…shprehim edhe indinjatë të thellë për prodhimin, tregtimin dhe distribiumin e audio materialeve të montuara që fabrikohen me tendencë të dëmtimit të procesit dhe rrënimit të përpjekjeve për reforma sistemore.

Që nga nisja e zbulimit të përgjimeve joligjore nga opozita maqedonase, Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar që të botohet çdo bisedë autentike joligjore që ka të bëjë me krim dhe keqpërdorim të detyrës, por në mungesë të materialeve të tilla të cilat denoncojnë korrupsion ose krim nga ana e anëtarëve të BDI, qendrat që e luftojnë BDI-në qysh nga viti 2002 po prodhojnë montime dhe fabrikime të përgjimeve të cilat janë absolutisht të papranueshme dhe paraqesin metodën më të ulët dhe jonjerëzore të sulmeve politike dhe personale” –thuhet në deklaratën e BDI-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

“… qarqe të caktuara prodhojnë falsifikate të njëpasnjëshme, duke përfshirë dosje të fabrikuara, afera korruptive të paqena, dhe biseda të montuara si mjet i fundit për ta luftuar besimin e palëkundur të shqiptarëve ndaj BDI-së dhe për ta dobësuar faktorin politik shqiptar në Maqedoni”- thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“BDI i denoncon këto publikime si tërësisht të pavërteta, të montuara dhe prandaj ftojmë qytetarët që mos të biejnë pre e kriminelëve dhe qëndrave tradicionalisht antishqiptare të cilët po shantazhojnë njerëz të jetës publike, biznesmenë, politikanë dhe të tjerë me montime të krijuara në Fabrika të ndryshme Aferash dhe nëpërmjet të këtyre krimeve të paskrupullta po përpiqen që të rrënojnë procesin demokratizues nga i cili kanë dobi të gjithë qytetarët” –thotë BDI.

“Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë demonstroi unitet absolut të radhëve të veta si dhe mobilizim maksimal për ta luftuar të keqën që po i gatuhet shqiptarëve nga qendra që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve, as vendit, e as rajonit” –mbyllet deklarata e BDI-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?