Aksidente të shumta në disa orë, 1 viktimë dhe shumë të plagosur në Shqipëri

Në pak orë në mbarë vendin janë regjistruar disa aksidente. Një 33-vjeçar ka humbur jetën në afërsi të Cërrikut në Elbasan. I riu humbi kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, ndërkohë që i plagosur ka mbetur edhe një 29-vjeçar që udhëtonte me të në makinë.

“Më datë 11.07.2021, rreth orës 01:45, në aksin rrugor Gostimë- Mollas, në fshatin Lumas, mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin R.H, 33-vjeç, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi R.H, dhe është plagosur pasagjeri shtetasi E.Q, 29-vjeç, banues në fshatin Floq, Cërrik i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Po në mëngjesin e sotëm një familje me katër anëtarë u përfshi në një aksident, ku për fat të mirë nuk ka viktima. “Sot rreth orës 07:15, aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzmadh, shtetasi M.H, 46 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Honday” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga”, ka njoftuar policia e Fierit.

Rritja e aksidente është një shqetësim i madh, ku Policia Rrugore prej ditësh ka vënë me qindra gjoba. Po ashtu të rinjtë që lëvizin me shpejtësi skëterrë janë një problem, pasi nuk po ndërgjegjësohen dhe po marrin jetë njerëzish.

SHKARKO APP