Aksidentohet eskorta e kryeministrit Edi Rama në Korçë
Një prej makinave, pjesë e eskortës së kryeministrit Edi Rama, është përfshirë në një aksident rrugës për në qytetin e Korçës. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të qytetit të Korçës.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur tre garsitë, të cilët janë dërguar me urgjencë për në spital. Të plagosurit kanë marrë dëmtime të lehta.
2 automjetet e eskortës së Ramës janë përplasur me një automjet të tretë. Nga aksidenti jane plagosur 5 persona, 3 jane gardiste.
Tre gardistë kanë mbetur të plagosur nga aksidenti.
Tre gardistët e lënduar janë:
Ervin Musai (Gardist)
Klodian Llaka (Gardist)
Shkëlqim Pojana (shofer i makinës Honday)
Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama ndodhet në Korçë në kuadër të mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Shqipërisë me qeverinë e Kosovës. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa policia nuk ka reaguar akoma zyrtarisht.
Policia e Korçës: Ja si ndodhi aksidenti
Policia e Korçës ka zbardhur detajet në lidhje me aksidentin ku u përfshi eskorta e kryeministrit Edi Rama.
Policia bën të ditur se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 gardistë, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia thotë se më datë 27.11.2017, rreth orës 14:00, në aksin rrugor Maliq-Korçë pranë fshatit Bulgarec, ka ndodhur një aksident rrugor.
Nga të dhënat e para rezulton se në aksident janë përfshirë 4 automjete, ku dy janë të eskortës së Kryeministrit, një mjet tip “Wolksvagen” me targë AA 426 FD dhe një “Range Rover” me targë AA 313 DX.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre punonjës të Gardës Klodian Llaka, Erion Musai dhe Shkëlqim Pojana, të cilët po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Paraprakisht mësohet se mjeti tip “Wolksëagen”, që udhëtonte në krah të kundërt me eskortën, duke mos respektuar largësinë dhe për shkak të shpejtësisë e lagështisë në rrugë ka goditur makinën tip “Range Rover” që udhëtonte para tij dhe uli shpejtësinë, e më pas makinën e 4-t në radhë të eskortës, e cila ka dalë nga rruga.
I dëmtuar më lehtë është dhe një mjet tip “Mitsubishi” që ishte pjesë e eskortës. Grupi i posaçëm hetimor, i drejtuar nga Prokuroria po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

https://www.facebook.com/ShqiptarjaCom/videos/1629423753787547/
(Vijon…)
KOHA JONË SONDAZH

