Aksioni në Morinë, Rama: U godit një çerdhe me të korruptuar që ndotin uniformën e policisë

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për aksionin e fundit në Morinë, ku në pranga ranë 17 policë dhe 3 të tjerë të pezulluar. Ky është bilanci i operacionit të ndërmarrë nga SPAK dhe policia e Kosovës në pikën kufitare. Rama ka përgëzuar SHÇBA-së dhe SPAK-ut, ku edhe thekson se bashkëpunimi të vazhdojë në funksion të fshirjes së çdo njolle që ndot uniformën e policisë.

“Përgëzime SHÇBA-së dhe SPAK-ut për operacionin shembullor të goditjes së një çerdheje të korruptuarish në Policinë e Shtetit! Uroj që kjo frymë e cilësi bashkëpunimi të vazhdojë në funksion të fshirjes së çdo njolle që ndot uniformën e policisë”.

Korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës, ka boshtatisur Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Kukës. Për 32 punonjës të policisë kufitare me funksione të ndryshme përfshirë edhe drejtorin e kësaj drejtorie, Fran Kaçorrin, (i pezulluar nga detyra) janë prerë masat e sigurimit personal nga GJKKO, nga të cilët për 17 efektivë në “arrest me burg”, 14 në “arrest në shtëpie”, mes tyre edhe për dy qytetarë 2 qytetarë, si dhe 3 të pezulluar nga detyra.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?