Aksioni nga SPAK, Kryemadhi: Kërkoi masë arresti për kryebashkiakun e Fierit, por u frenua

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi thotë se faktet që ajo ka bërë publike janë të pamohueshme, dhe se përshëndet aksionin e sotëm nga SPAK-u për inceneratorin e Fierit, me 11 udhër-arrestime.

Por, për të SPAK ka kërkuar masë arresti për kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashin, por që u frenua. Ndaj edhe thirrja e saj, është që SPAK të mos veprojë me regji.

”Po monitorojmë çdo veprim të autoriteteve për inceneratorët dhe do të bëjmë çdo gjë që të korruptuarit e qeverisë të njohin ligjin, ndërsa paratë dhe pronat publike t’i kthehen shqiptarëve”,-shkruan Kryemadhi.

 

SHKARKO APP