
Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Kosovë për një sërë takimesh pas aktakuzave të Gjykatës Speciale me seli bë Hagës ndaj Thaçit e Veselit.
Mediat kosovare bbëjnë me dije se Rama do të takohet me Presidentin Hashim Thaçi dhe me kreun e PDK, Kadri Veseli. Po ashtu, Rama do të ketë takime edhe me Vjosa Osmanin apo dhe me liderët e partive të tjera.
Prej publikimit të aktakuzave, Rama i doli menjëherë në krah Thaçit e Veselit duke i cilësuar si heronjë të Kosovës, kurse Serbinë si xhelatin e luftës së vitit 1999.