Aktori Florian Binaj: Politikanët të përpiqen të mos vjedhin kaq shumë!
Aktori i njohur Florjan Binaj ka qenë mjaft aktiv në protestat e fundit të qytetarëve dhe shoqërisë civile kundër rritjes së çmimeve.
Binaj thekson se protestat bëhen për të ngritur zërin për ata njerëz që e kanë të pamundur të shkojnë në protestë nga frika e pushtetit apo hallet e përditshme.
Ai thotë se ka persona që realisht jetojnë vetëm me një shishe qumësht dhe një bukës,pasi për ushqime të tjera nuk flitet për njerëzit e varfër.
“Marr pjesë për të ngritur zërin edhe për ata njerëz që nuk kanë mundësi të vijnë në protestë. Që nga protesta e parë, mua më kanë mbetur në mend disa njerëz që realisht jetojnë vetëm me një shishe qumësht dhe me një copë bukë. Nëse ne e lëmë moshën e tretë në këtë gjendje, nëse ne e lëmë rininë në këtë gjendje, e ardhmja nuk do mend për të kuptuar se si do të jetë. JProtestojmë për të ngritur zërin për ata njerëz që nuk pyeten nëse jetojnë mirë apo jo“, tha Binaj për mediat.
Sipas tij, politikanët shqiptarë kanë 30 vjet që vetëm justifikohen, ndërsa shpreson që protesta t’i ndërgjegjësojë dhe ata të mos vjedhin kaq shumë.
“Politikanët kanë 30 vjet që justifikohen. Kjo nuk do as mend as kalem. Këta njerëz të përpiqen të mos vjedhin kaq shumë dhe këto lekë që shpërdorohen t’u shkojnë këtyre njerëzve në nevojë”, u shpreh Binaj.