Aktori Neritan Liçaj: Teatri nuk preket. Rama ia ngeci Veliajt përgjegjësinë ligjore

Aktori Neritan Liçaj, që është një nga kundërshtarët e ashpër të prishjes ë Teatrit Kombëtar, thotë se kalimi i pronës së Teatrit nën administrimin e Bashkës është një vjedhje.

“Rama nuk di të qeverisë, ai di vetëm të vjedhë dhe të shkatërrorjë gjithçka. Në kuptimin politik Teatri Kombëtar është varri i tij. Është beteja e tretë me të. Një herë kur ishte Ministër Kulture, një herë kur ishte kryetar i Bashkisë dhe tani kur është Kryeministër. Teatri nuk preket”, tha aktori për mediat.

“Ligjin e kanë bërë paçavure. Aty vëtëm për Teatër të ri nuk bëhet fjalë. Shqiptarët e kanë kuptuar se nuk duhet të bëhet një Teatër Kombëtar. Nëse do të bëhet ai aty do kishte vetëm një kotec dhe do të kishte vetëm kulla”,- shtoi aktori Liçaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liçaj tha gjithashtu se Rama ia ngeci Veliajt. “Është një gjynahqar i bashkisë dhe një ilegjitim pasi është zgjedhur me 8 për qind të elektoratit. Ata janë në një lufte brenda llojit. Ai harron se teatrin e ka marrë në mbrojtje Europa Nostra dhe pas tyre është Bashkimi Europian. Ai nuk kupton këtë gjë se të gjithë këto i faturohen atij edhe ndërkombëtarisht. Përpiqet të bëjë show, por edhe këtë s’po di ta bëjë. Lufta jonë qe shumë e thjeshtë. Nga institucionet funksionoi vetëm Presdienti. Nuk u mor me këtë punë as prokurori, as Kontrolli i Lartë i Shtetit- theksoi Liçaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij kryeministri ia la në derë kryebashkiakut Veliaj që të mos ketë përgjegjsi ligjore, nesër. Por nuk do ta lejojmë Veliajn, insistoi Neritan Liçaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?