Akuza e Berishës: Rama hesht për çështjen McGonigal me kërkesë të ambasadores Kim
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e McGonigal. Berisha nuk i ka kursyer akuzat edhe ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim si edhe ndaj ish-kreut të PD-së Lulzim Basha.
“McGonigal i ka kërkuar të mos bëjë asnjë deklaratë. Deklarata qesharake e Edi Ramës për të përgënjeshtruar në njëfarë mënyrë miqësinë me MCGonigal ka qenë një këshillë e Guvernatores. Këto janë çështje e hetimit. Në këto momente kur flet gjithë bota, kur ziejnë mediat e botës dhe jo vetëm të SHBA, ajo që bën përshtypje, edhe viktimë Basha ka mbyllur gojën si me zinxhir. A mund të imagjinoni një rast kur krimineli që e vrau atë, që përdori një nga njerëzit më të fuqishëm të planetit në fushën e zbulimit kundër tij, tani nuk flet prej shtatë ditësh asnjë fjalë. Gjithçka flet se përsëri guvernatoja qëndron prapa heshtjes së tij, një heshtje e turpshme”, tha Berisha para mediave.
KOHA JONË SONDAZH

