Akuzat e Bashës, Tatimet: S’bëjmë emërime prej 2014, por rritemi profesionalisht

 

Pas akuzave të bëra nga kreu i opozitës Lulzim Basha për emërimet partiake në Tatime, ka reaguar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila thotë se të gjitha deklaratat e kryetari të PD janë shpifje.

Në reagim theksohet fakti se në Drejtorinë e Tatimeve nuk bëhen emërime punonjësish që nga fillimi i vitit 2014, megjithatë emrat e Tatimorëve të deklaruar nga Basha janë larguar nga puna për shkelje ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me siguri kryetari i PD nuk e ka marr vesh akoma se ne, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nuk kryen emerime punonjësish prej fillimit të vitit 2014. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve konfirmon me përgjegjësi të plotë se shumë nga emrat e përgojuar prej zotit Basha nuk kanë asnjë lidhje me punën tonë, ndërkohë që plot nga tatimorët që sipas tij janë punësuar nga partitë, në fakt janë larguar nga puna në këtë drejtori për shkelje ligjore e administrative të llojeve të ndryshme”, shkruhet në reagimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

DPT i bëri thirrje kryetarit të opozitës që të mos bëjë më asnjë shpifje në lidhje me këtë çështje, ndërkohë që mirëpresin çdo kritikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?