FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Akuzat ndaj Qeverisë. PS reagon për Doris Pack

Pas deklaratave të Doris Pack, presidentes së forumit të grave të PPE-së se qeveria shqiptare është e lidhur me krimin vjen reagimi i parë i Partisë Socialiste. Deputeti socialist, Taulant Balla shprehet i cilëson për mediat si përpjekje të çalta deklaratat e Pack.

“Janë përpjekje të çalta për të justifikuar bojkotin e opozitës dhe nuk i dekurajojnë shqiptarët të votojnë më 18 qershor. Pack ti kërkojë PD-së që të mos bllokojë vettingun”, u shpreh Balla.

“Në Parlament dhe administratë mbahen me dhjetra persona me rekorde kriminale se kanë paguar për pushtetin e Ramës, ndërkohë profesionistët hiqen nga puna për bindje politike” — deklaroi Pack. Ajo përgëzoi lidershipin e PD-së për manifestimet paqësore dhe shprehu bindjen se në kushtet aktuale ku ndodhet Shqipëria, krijimi i Qeverisë Teknike që do të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, mbetet zgjidhja e vetme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?