Akuzat për lidhje me Habilajn, Tahiri i kërkon takim Llallës
Pas akuzave të rënda të Partisë Demokratike dhe kërkesës për arrestim të tij, ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka kërkuar takim kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Takimi mes tyre do të mbahet në Prokurorinë e Përgjithshme.
Arrestimi i Habilajt
Akuza nga PD-LSI, reagon Saimir Tahiri: Dënim maksimal për këdo
Arrestimi i një grupi të madh trafikantësh droge në Itali ka bërë që në Tiranë të shpërthejnë akuzat direkte ndaj politikës. Moisi Habilaj, një person që është përmendur shpreh si i afërt i Tahirit u arrestua dje në Itali, ku dyshohet se është pjesë e një bande që ka trafikuar rreth 3.5 tonë hashash drejt Italisë.
Ish-oficeri i policisë, Dritan Zagani 3 vjet më parë ka akuzuar hapur Habilajt si trafikant të mbështetur nga ministri Saimir Tahiri. Pas publikimit të lajmit të arrestimit të Habiljat, kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se kjo është prova e qartë e bashkëpunimit të Tahirit me krimin.
Basha tha se arrestimet në Itali implikojnë direkt edhe Edi Ramën. Pas këtyre qëndrimeve, do të vinte reagimi i ish-ministri i Brendshëm.
Saimir Tahiri thotë se drejtësia duhet të veprojë njëlloj për të gjithë, përfshi dhe ata që Basha i quan si kushërinj të tij.
“Lulëzim Basha e jo vetëm, paska përsëritur akuzat meje. Nuk më kanë bërë përshtypje atëherë, nuk më bëjnë as sot. Nuk pastrohesh dot Lulëzim sado të të rritet karrigia. Vodhe e vrave e ia ke hedhur deri më sot, për të shërbyer si kujtesa më e freskët e drejtësisë që nuk kemi e që nuk u bë dot kurrë. Sa për këta që i quan kushërinjtë e mi, drejtësi deri në fund e dënim maksimal. Për këdo, pa dallim e pa përjashtim”- deklaroi dje Saimir Tahiri.