Albana Shtylla zgjidhet kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Juristja e njohur Albana Shtylla është zgjedhur sot kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA).

Procesi i zgjedhjes së kryetarit është zhvilluar paraditen e stome me votim të fshehtë. Në njoftimin zyrtar, KPA bën me dije se juristja Albana Shtylla ka marrë votën unanime të 7 anëtarëve për mandatin kryetares.

“Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, sot, më datë 30.06.2020, ora 11:00, u zhvillua seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për periudhën 26.07.2020 – 26.07.2023. Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi e zgjedhur me 7 (shtatë) vota pro, kandidatja Albana Shtylla. Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 12, datë 30.06.2020”,- njofton KPA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas ligjit për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Albana Shtylla do të fillojë ushtrimin e detyrës së kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 26.07.2020, kur mbaron mandatin kryetarja në detyrë, Natasha Mulaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Juristja e njohur Albana Shtylla ka qenë anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drejtore në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit të Shqipërisë dhe Drejtore e kabinetit të Avokatit të Popullit. Që prej themelimit të KPA-së, ajo është një prej gjyqtareve në institucionin që bën verifikimin përfundimtar të magjistratëve. KPA është një nga institucionet kryesore të Vettingut dhe reformës në drejtësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?