Albana Vokshi: Jaguaret, Rama po i bën “nder” Agron Papulit

 

Partia Demokratike ka denoncuar me emra konkrete aferën e marrjes se makinave te luksit nga ana e qeverise shqiptare.

Deputetja Albana Vokshi tha se duke nisur nga përcaktimi i markës së makinës “Jaguar”, e deri tek lloji i saj më i fundit, faktet tregojnë se Edi Rama ka vendosur t’i marrë mjetet e shtrenjta tek miku i tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ja ku është dokumenti qeveritar që përcakton llojin e makinës, detyrimisht dhe vendin ku duhet marrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi dihet se këto automjete, në Shqipëri i ka koncesionari i Agron Papulit, mikut të Edi Ramës.

Ja pra se si qepet që në fillim pakti, disa milionë eurosh, për klientelën e Edi Ramës.

Ky është rasti i vetëm në botë, ku përcaktohet nga Kryeministri që në fillim lloji i makinës dhe dyqani ku duhet marrë”.

Sipas Vokshit kjo është historia e çdo tenderi te realizuar nga kjo qeveri pa gare dhe ku fituesi është i paracaktuar.

“Ku nuk ka garë e asnjë përpjekje për të kursyer paratë e shqiptarëve,” – thekson ajo.

“Ka vetëm një skemë të ftohtë kriminale të Edi Ramës dhe ministrave të tij, për të mbushur thesin e për t’u pasuruar sa më shpejt.”

“Është koha për të ndalur këtë bandë hajdutësh, që sa më shumë varfërojnë shqiptarët, aq më shumë shtojnë luksin e tyre.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?