Albert Veliu pyetet për 5 orë
Prej mëse 5 orësh Albert Veliu ka dhënë deklarimet e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në lidhje me pretendimet që ai ka ngritur kundër vëllait të Ministrit të Brendshëm Xhafaj.
Prokurorët e kanë pyetur në detaje Albert Veliun si dhe i kanë marrë disa kampione të zërit, për të bërë krahasimin me përgjimin audio të publikuar disa ditë më parë po nga opozita. Veliu pretendon se ai ka folur personalisht me Agron Xhafajn në celular, por në intervistën e dhënë ditën e djeshme ai ka thënë se nuk e ka kryer ai përgjimin.
Kujtojmë se dy ditë më parë Agron Xhafaj kallëzoi penalisht deputetët e PD-së për shpifje e mashtrim, pasi sipas tij përgjimi audio është një manipulim i bërë nga PD.
Ashtu si edhe Albert Veliu këtë të premte, Agron Xhafaj përpara se të largohej drejt Italisë ka dorëzuar po ashtu disa kampione të zërit të tij
KOHA JONË SONDAZH

