Aleanca Kuq e Zi, protestë përpara Kryeministrisë. Përleshen me policinë
Lideri i Aleancës Kuq e Zi ashtu siç kishte paralajmëruar ka udhëhequr sot paradite, anëtarët dhe simpatizantët e partisë së tij drejt kryeministrisë për të protestuar kundër qeverisë. Kjo me rastin e 6 vjetorit të 21 Janarit, kur Partia Socialiste në opozitë në atë kohë organizoi një miting që degjeneroi në përleshje të dhunshme me policinë dhe si pasojë, ngelën të vdekur 4 persona.
Aleanca Kuq e Zi është duke protestuar përballë kryeministrisë. Por protesta e cila nisur paqësore është sulmuar nga forcat e policisë që kishin marrë misionin për ruajtjen e rendit. Kjo ndodhi kur protestuesit hodhën bomba tymuese kundër
Kur protestuesit me në krye Kreshnik Spahiun kanë mbërritur përballë selisë së qeverisë, kanë hedhur parrulla kundër Ramës dhe më pas edhe gazllotsjellës. Këtu ka ndërhyrë policie që ka sulmuar protestuesit, disa prejt të cilëve i ka arrestuar. Menjëherë ka dalë në rrugë edhe Garda e Republikës, për të ndaluar protestuesit.
Kreshnik Spahiu iu drejtua Edi Ramës: Dil mor zagar!
Policia ka ndërhyrë dhunshëm duke arrestuar, por protestuesit po shkojnë te drejtoria e policisë për të kërkuar lirimin e shokëve të arrestuar.

KOHA JONË SONDAZH

