Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar: O sot, o kurrë në sheshin “Skënderbej” në mbrojtje të Teatrit dhe Lirive tona!

-“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” i ka bërë thirrje popullit të dalë sot në ora 12.00 në Sheshin “Skënderbej” në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, pasi kryeministri vendosi ta kalojë në varësinë e Bashkisë së Tiranës, ku do të përdoret si zonë për ndërtime private. Qytetarët janë ftuar, duke respektuar masat mbrojtëse me maska, në distancë dy metra nga njeri-tjetri, të dalin me parulla kundër fashizmit dhe pushtetit despotik të kryeministrit Rama.
Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kishin ftuar prej ditësh qytetarët të marrin pjesë në një “ceremoni përkujtimore”, në orën 12:00 në sheshin “Skënderbej”. Ceremonia përkujtimore zhvillohet me rastin e 75-vjetorit të fitores mbi nazifashizmin dhe kremtimin e ditës së Europës. Realisht tubimi është protestë kundër qeverisë dhe reagim kundër masave bllokuese të ekonomisë prej kryeministrit, i cili ka mbyllur kryeqytetin në shtëpi me dhunë.

Por nga mbrëmë, kur me qëllim provokues kryeministri publikoi vendimin e qeverisë që godinën e e Teatrit Kombëtar ia kalon në pronësi Bashkisë së Tiranës, natyrisht për ndërtime, situata është ndezur keq.
Gjatë natës dhe orëve të shtetrrethimit, organizatorët kanë shpërndarë trakte, ftesa dhe parulla kundër qeverisë, njëlloj si në periudhën para çlirimit kur njësitet guerrile vepronin në ilegalitet. Organizatorët thonë se tubimi do të zhvillohet duke respektuar distancën sociale dhe qytetarët janë të mirëpritur të vijnë më maska dhe mjete mbrojtëse. Thirrja për protestë vjen pas gati tre muajsh izolim të vendit dhe në shtetrrethim. Falimentimit të bizneseve, mbylljes së vendeve të punës dhe krizës ekonomike që ka kapur vendin, u janë shtuar dhe abuzimet e qeverisë, tenderat sekretë dhe përdorimi i policisë dhe ushtrisë për të ndaluar reagimin qytetar.

Dhe si të mos mjaftonin këto, kryeministri i hodhi vetë benzinë zjarrit.
Nëse policia ndalon qytetarët të marrin pjesë në tubim apo nëse përdor dhunën, kjo do të thotë se nuk kemi të bëjmë me masa antikoronavrius, por me represion policor. Qytetarët thonë se do të jenë në tubim duke respektuar distancën sociale dhe duke shprehur qëndrimin e tyre kundër qeverisë. Çdo shpërndarje me dhunë dhe arrestim ndaj tyre do të jetë dhunë ndaj të drejtave të njeriut.
Mënyra sesi qeveria po përdor policinë në tubimet e fundit është shqetësuese për çdo qytetar dhe duhet të jetë dhe një problem serioz për opozitën.

Nëse qeveria do të përdorë edhe sot dhunën, në Ditën e Europës kundër fashizmit, në një manifestim përkujtimor apo si të duan ta quajnë organizatorët, kjo do të thotë se betejën kundër formave të reja të diktaturave nuk e kemi fituar ende. Ndaj Opozita duhet të dalë nga vetëkontrolli prej pandemisë së virusit, sepse një VIRUS më i keq ka kapur Shqipërinë.

Ky është virusi SURRELI!

“Por sot qytetarët do jenë në sheshin Skënderbej”- bëri thirrje artisti i madh Robert Budina.

 

SHKARKO APP