Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:18 Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zgjedhjen në krye të SHISH, të Esmeralda Hasanit. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Arkiva/Aleksandër Frangaj me 21 nentor 1992 për gjyqin mes kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe drejtorit të KOHA JONE, Nikoll Lesi

35 vite KOHA JONË E hënë, 28 Shtator 2020 20:58
Arkiva/Aleksandër Frangaj me 21 nentor 1992 për gjyqin mes kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe drejtorit të KOHA JONE, Nikoll Lesi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Aleksandër Frangaj-

Të mërkurën, në orën 8:15 minuta, në sallën e Gjykatës së Rrethit të Lezhës nën drejtimin e gjyqtares Mereme Delishi, nisi seanca gjyqësore mes Blerim Çelës, kryetar i kontrollit të shtetit dhe Nikoll Lesit, drejtor i gazetës “Koha Jonë”, me akuzën “për shpifje publike”. Siç dihet nga mbarë opinioni çështja shtrohet: e ka thënë apo s’e ka thënë Blerimi deklaratën: “votat edhe Sllobodanit jepjani, por kurrë PS”.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Zoti Çela mbrohej nga avokati Përparim Sanxhaku, ndërsa zoti Lesi nga avokati i njohur Spartak Ngjela. Pas formaliteteve të hapjes së seancës “avokati”  Ngjela kërkoi që pala paditëse të jepte provat e tyre, por kur të gjithë të pranishmit, gazetarët si dhe vetë pala e akuzuar për shpifje botërisht prisnin të dëgjonin provat dhe faktet nga ana e palës që ka bërë padinë prej më se një muaji, për çudinë dhe habinë e të gjithëve, paditësit kërkuan të shtyhet gjyqi pasi nuk kanë prova. Avokati i zotit Çela deklaroi: – “meqenëse nuk njihem me materialet e çështjes të grumbulluara deri tani në ngarkim të Nikoll Lesit (të mos harrojmë se padia është bërë nga ana e tyre një muaj më parë dhe askush nuk ua ka fajin që të mos ishin njohur me materialet e grumbulluara prej tyre vetë, – shënim i gazetarit), akuza me sa kam parë unë nga kërkesë-padia nuk është e bazuar proceduralisht dhe ne si palë e dëmtuar kemi për detyrë para Gjykatës të përcaktojmë subjektin, të sjellim prova dhe të ndërtojmë akuzën (sipas saj del se padia e zotit Çela është ndërtuar jo në bazë ligjore, del se këta nuk kanë prova dhe se nuk kanë ndërtuar akoma akuzën,- shënim i gazetarit), meqenëse jemi të papërgatitur për këtë (përse e bëtë padinë kur ishit të papërgatitur?- shënim i gazetarit.) e në të njëjtën kohë kërkojmë që përveç dëshmitarëve që u thirrën këtu (nga 50 dëshmitarët e zotit Çela vetëm Pal Leka, kryetari i PD në Shëngjin u paraqit në gjyq,- shënim i gazetarit) kërkojmë nga Gjykata për të zbuluar të vërtetën rreth kësaj vepre penale, të thirren për dëshmitarë zotërinjtë Pjetër Arbnori, Abdi Baleta dhe Tonin Alimëhilli.  (Përse nuk i thirrët ditën e gjyqit zoti Çela, në Parlament i ke pasur, padinë vetë e bëtë, askush s’u detyroi apo nuk e dinit se këta zotërinj kanë qenë atë ditë në Shëngjin së bashku me ty?) Më pas avokati i zotit Nikoll Lesi, zoti Spartak Ngjela kërkoi që gjyqi të zhvillohej sot përderisa paditësit kanë bërë akuzën dhe se nuk është faji ynë, tha ai, pse ju nuk keni prova, dhe se kjo gjë duhet të jetë në favor të palës sonë. Përsa i përket tre dëshmitarëve që kërkohen në gjyq, ata fare mirë mund të ishin thirrur sot së bashku me dëshmitarët e tjerë. Unë mendoj se për shumë rrethana, në rast se pala tjetër arrin të thotë për defekte të caktuara, për defekte që kanë konstatuar te provat që ka paraqitur, se ka paraqitur 50 dëshmitarë, në rast se ka pasur defekte teknike të cilat u kanë shpëtuar, padashur t’i hyjmë fare çështjes në ka qenë apo jo  e vërtetë, pa dashur të implikoj palën tjetër në të gjithë aspektin e vet, mendoj se do të ishte më mirë që pala akuzuese të tërhiqej në këto momente dhe kësaj çështje t’i jepte fund, sepse një politikan ka të drejtë të thotë se votat mund t’ia jepni edhe djallit, por jo palës tjetër. Më pas avokati i zotit Çela vazhdoi: – të drejtën e heqjes dorë nga ankimi ne e kemi parasysh dhe kjo parashikohet në ligj, ne kërkojmë për shkaqe të përligjura që seanca gjyqësore të shtyhet se shkaqet janë vërtetë të përligjura. Unë si avokat i zotit Blerim Çela vihem sot në dijeni për këtë problem, të njihem me materialet dhe siç thashë meqenëse akuza nuk është e ndërtuar proceduralisht në rregull, pasi nuk ka as dispozitën materiale dhe as atë procedurale, meqenëse nuk është i saktë përcaktimi i subjektit të veprës penale, meqenëse kemi prova të tjera përveç atyre që ju (i drejtohet gjyqtares) lexuat emrat këtu, (shih i dashur lexues, në njërën anë thotë se sot vihem në dijeni për këtë problem të njihem me materiale, në anën tjetër brenda një diskutimi thotë se kemi prova të tjera. Pse nuk i sollët në gjyq provat zotërinj apo nuk ua merrte dot makina?- shënim i gazetarit) dhe për të cilët është e drejta jonë të heqim dorë, siç kemi të drejtën edhe të heqjes dorë nga akuza, kemi të drejtën të heqim dorë edhe nga pyetja e dëshmitarëve që ne kemi paraqitur (dhe që vetëm një u ka mbetur nga lista prej 50 vetash, shënim i gazetarit) kërkojmë që për sqarimin e kësaj çështje të pyeten dëshmitarët që përmenda më sipër. Këto janë kërkesa procedurale dhe që kërkojnë nga gjykata të marrë vendim për këtë problem. Më pas zoti Spartak Ngjela vazhdoi: – në rast se pala akuzuese pretendon se akuza është ngritur mbi baza jo të rregullta procedurale, kjo na jep të drejtën ne të fitojmë pafajësinë, nuk i jep të drejtë palës tjetër që do të thotë meqë akuza nuk është e rregullt, të shtyjmë gjyqin. Pretendime të tilla, për të shtyrë gjyqin, ka të drejtë të bëjë vetëm pala që mbrohet, pra vetëm i pandehuri. Në qoftë se ata e shikojnë se ka shkelje procedurale dhe kjo jo për faj të tyre, le të tërhiqen ose të vazhdojnë gjyqin dhe të mbajnë përgjegjësi për shkelje procedurale sepse me atë vepër procedurale është mbajtur i pandehur N.Lesi, i është privuar e drejta për të lëvizur, ka qenë në tension rreth një muaj e gjysmë, prandaj mua më duket se nuk shkon ky gjykim. Ne kërkojmë të vazhdojë gjyqi dhe në rast se e vërteta do të dalë, do të dalë në favorin tonë. Se nuk jemi për akuzën. Më pas gjyqtarja Mereme Delishi tha se meqë avokati i zotit Blerim Çela nuk është njohur me materialet e çështjes, e shtymë seancën për më datën 3 dhjetor dhe mbylli seancën. Siç e shihni, ata që paditën, ata që e detyruan drejtorin e gazetës “Koha Jonë” të rrijë i mbyllur për një kohë të gjatë brenda rrethinave të qytetit, ata që shqetësuan familjen dhe të afërmit e N.Lesit, ata që deklaruan në Parlament, në Radio Televizion, në RD se ne kemi 50 firma që dëshmojnë se nuk e kemi thënë deklaratën “Votat edhe Sllobodanit jepjani, por kurrë PS” në gjyq deklarojnë se nuk kemi prova dhe se nuk jemi të përgatitur për këtë gjë. Çfarë i thoni kësaj të nderuar lexues? Kur e panë zotërinjtë paditës se firmat e mbledhura në Shëngjin ishin vërtet të manipuluara, gjë që u vërtetua me mosparaqitjen e tyre në gjyq kurse kryetarit të PD për Shëngjinin kërkuan t’i gjejnë mbrojtje (ndërkohë që janë paditës) te deputetët e PD, P.Arbnori, A.Baleta dhe T.Alimhilli. Por a do të bëjnë dëshmi të rreme zotërinjtë deputetë? Çdo gjë mund të ndodhë, ndoshta sepse deputetët nuk mbajnë përgjegjësi për ato çka thonë, por nuk duhet harruar se mandati dikur do të mbarojë dhe dosjet në mos këta, dikush tjetër pas tyre do t’i hapë, dhe dihet se për dëshmi të rreme dënohesh deri në dy vjet heqje lirie. Kam besim të paktën te Pjetër Arbnori i cili e ka provuar çdo të thotë heqje lirie. Dhe në qoftë se dëshmitarët e rremë të kohës së diktaturës u falën, dëshmitarët e rremë të demokracisë nuk do të falen lehtë. E zëmë sikur këta do të deklarojnë pro Blerim Çelës, gjithsesi këta mbeten vetëm tre dëshmitarë, ndërsa pala tjetër ka pothuaj të gjithë të pranishmit e ndershëm që atë ditë i kanë pasur veshët në rregull. Ka nga ata që nuk do të shiten para premtimeve të pushtetarëve, ka nga ata që nuk duan të njollosin veten me turpin e dëshmisë së rreme, ka nga ata që i thonë dhe duan t’i thonë vetes BURRA e trima që nuk shiten për një karrige të qelbur të përfituar me shpifje. A nuk është kjo një tërheqje për të përfituar kohë që të manipulohen dëshmitarë të rremë? Zoti Çela meqenëse u bëre burrë dhe e padite në gjyq Nikoll Lesin duhet që ditën e gjyqit të sillje provat, dhe në pamundësi të tyre të tregoheshe përsëri burrë dhe të tërhiqje akuzën, sepse një zgjatje e kësaj çështjeje për shumë kohë dhe për shumë seanca është vetëm në dëmin tënd. Sido të shkojnë punët e planet e tua, e vërteta do dalë ashtu siç është.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në emër të redaksisë falenderoj të gjithë gazetarët që morën pjesë në këtë gjyq dhe konkretisht përfaqësuesit e gazetave “Zëri i Popullit”, “Rilindja Demokratike”, “Republika”, “Alternativa SD”, “Zëri i Rinisë”, “Sindikalisti”, “Studenti” dhe korrespondentin e Radios “Deutsche Welle”./Aleksandër Frangaj/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Para 6 minutash

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh
Para 13 minutash

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë
Para 16 minutash

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërpritet qarkullimi hekurudhor
Para 21 minutash

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërprit...

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.