Aleksandër Meksi: Qeveria po krijon përçarje
Ish-kryeministri Aleksandër Meksi, duke folur nën cilësinë e arkeologut, thotë se prishja e Kishës në Dhërmi, është një veprim i gabuar nga ana e qeverisë.
Ai thotë se qeveria është duke krijuar përçarje fetare.
“Mendoj se kishë katolike quhet ajo që përdoret nga besimtarët katolikë.
Territoret e dy kishave edhe kanë ndryshuar në kohë, por sot quhen të atyre që i kanë prej një kohe jo të vogël.
Këtë nuk e vendosin qeveritë.
Deri kur u prish, kisha ka qenë në përdorim nga besimtarët ortodoksë.
Do të ishte mirë që shteti të lidhet me komunitetin që e përdor, strukturat e Kishës dhe besimtarët dhe të mos shkojë tuj përça.
Se po filloi ky farë sherri, nuk e mbyllim dot”, shprehet Meksi për Panorama.
Ai jep edhe një zgjidhje për varrin e misionarit Nilo Katalano, i cili ndihmoi në përhapjen e gjuhës shqipe.
“Le të gërmohet varri si duhet, le ta lënë aty në mënyrë dinjitoze, le ta spostojnë pranë. Duhet dhe një përmendore për kontributin e tij ndaj shqiptarizmës”, shprehet Meksi.
KOHA JONË SONDAZH

