Alfred Peza, kandidat kryesor për drejtorin e përgjithshëm të RTSH-së
Më datë 30 maj u hap gara për drejtuesin e ri të Radio Televizionit Shqiptar.
Kandidatët janë Engjell Musai, Enrik Mehmeti, Viron Baboci, Laureta Rosho, Alfred Peza dhe Helidon Haliti.
Ndërkohë mediat flasin se gazetari i njohur, Alfred Peza, është kandidati kryesor për t’u bërë drejtori i përgjithshëm i RTSH-së.
Alfred Peza ka qenë ish-kryeredaktor i KOHA JONE, me pas deputet i PS, drejtor mediave në PS, dhe së fundmi drejtor i Panorama TV. Ai njihet për kurajo dhe profesionalizëm nē fushën e medias. Emri i tij shikohet nga të gjithë si drejtor i ardhshëm i RTSH.
Alfred Peza me sa duket pret vetëm anën formale për tu zyrtarizuar si numri një i Televizionit Publik Shqiptar.
Në këtë post e zgjedh Këshilli Drejtues i RTSH ku kryetar ēshtë i mirënjohuri Leka Bungo, një personalitet i artit. Por burime të sigurta flasin se ka dhënë Ok edhe kryeministri Rama, sepse ndonëse jemi Republikë parlamentare, por pa lejen e tij nuk mund të zgjidhet as edhe drejtori i përgjithshëm i RTSH i cili thuhet se është institucion mediatik publik i pavarur.