Alfred Peza: Në politikë kam hyrë i pasur. Sulmi ndaj meje i organizuar nga PD

Deputeti Alfred Peza e quan të sajuar politikisht gjithë historinë që qarkullon në media në lidhje me pasurinë e tij. Duke folur në Top Story, ai la të kuptohej se sulmi e ka burimin nga Partia Demokratike për të tërhequr vëmendjen nga hetimi i CEZ-it.

“Këto ditë ka një zhurmë të madhe të madhe përsëri me miliona, siç është hetimi për CEZ-in, ku një i afërm i Qeverisë Berisha ka tërhequr kesh para nga një bankë 7 milion euro”, tha ai.

Këtë sulm, ai e quajti “reciprocitet politik”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka një reciprocitet politik në sulmin tim. Reciprociteti ishte hajde të shpikim një histori paralele në anën e mazhorancës që bën fjalë po për miliona dhe njerëz politikë dhe u gjet historia e Alfred Pezës”, tha ai, duke shtuar se shkrimi fillestar për pasurinë e tij jep me qëllim disa pasaktësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?