Ali Ahmeti ”Qytetar Nderi i Tiranës”, Edi Rama poston foton e veçantë: Kujtim nga një ditë e shënuar
Kryeministri Edi Rama ka veçuar një foto nga ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” të Tiranën për kreun e Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.
“Kujtim nga një ditë e shënuar, me familjen e Qytetarit të Nderit të Tiranës, Ali Ahmeti”, shkruan Rama në rrjetet sociale teksa ndau një foto me familjen e Ali Ahmetit.
Bashkia e Tiranës nderoi sot në një ceremoni të posaçme kreun e Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, të cilit i dha titullin “Qytetar Nderi”, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij ndaj bashkësisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.