Alibeaj dhe Turku, në vende të reja pune

Pas humbjes në shumë prej bashkive në zgjedhjet e fundit lokale, PD-ja ka nisur të ndryshojë disa pozicione në departamentin e saj. Është deputeti Enkelejd Alibeaj, që dikur ka mbajtur postin si kandidat për Bashkinë e Fierit, e që është emëruar sipas PD-së si Kryetar i Departamentit të Sigurisë, Rendit Publik dhe Luftës kundër Krimit. Këtë pozicion e ka mbajtur Bashkim Shehu, por pas zgjedhjes së tij si Kryetar i Bashkisë Kukës, ky sektor u la pa kryetar.

Tjetër lëvizje e PD-së është dhe emërimi si Kryetar i Departamentit të Pushtetit Vendor dhe Administrimit Territorit, është deputeti Adrian Turku. Këtë vend e ka udhëhequr Voltana Ademi por pas fitores së saj si Kryetare e Bashkisë Shkodër, vendi i Kryetarit në këtë departament i është besuar tashmë Adrian Turkut.

Edhe pse në webin e PD-së figurojnë akoma Voltana Ademi dhe Bashkim Shehu, në pozicionin e Kryetarve në departamentet përkatëse, që kanë ndodhur dhe ndryshimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

R.SH

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?