Alibeaj: Droga në Mal të Zi, dëshmi e bashkëpunimit të qeverisë me krimin

Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, e ka cilësuar drogën e kapur në Mal të Zi, e cila kaloi nga territory shqiptar, si një provë të bashkëpunimit të qeverisë me krimin. Alibeaj shprehet se kalimi i një sasi të tillë droge, pa u kapur nga pikat kufitare shqiptare, dëshmon bashkëpunimin e qeverisë me krimin.

“2.6 ton lëndë narkotike janë kapur përtej kufirit shqiptar, në Mal të Zi. Kjo ngjarje risjell edhe një herë në kujtesën e shqiptarëve vitet e errëta 2014-2017 të qeverisë Rama kur vendi u shndërrua në plantacion gjigand droge e kur sasi të tilla masive përshkonin territorin shqiptar, vite kur policia shqiptare ishte bashkëpunëtore dhe mbështetja e këtij trafiku ishte deri në rangje qeveritare. Kjo ngjarje, e cila mbahet e fshehur nga qeveria, apo duke e kaluar me një njoftim të thatë, është provë e qartë, se qeveria e Ramës, vetëm “qimen e bardhë ka ndërruar, por zakonin nuk e ka harruar”, -tha Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?