Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:09 Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve Elbasani përkujtoi sot, 11 Nëntorin, 82-vjetorin e Çlirimit të qytetit, në një ceremoni përkujtimore të zhvilluar pranë Lapidarit kushtuar 23 partizanëve të Brigadës së…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Alibia e pazarit

Politikë E hënë, 4 Maj 2020 12:55
Alibia e pazarit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Çim Peka

Para dy ditësh, ndërkohë që diskutoja mbi situatën dhe konjukturat politike me miq të mi në zyrën time, në bisedë e sipër u hodha një sfidë. Në çast, në profilin tim në instagram hodha një foto me Sali Berishën dhe Ilir Metën, shkrepur më shumë se një vit më parë në një nga restorantet e Tiranës.

Ajo çka pasoi sfidën, ishte basti. Ajo çka pasoi bastin, ishte fitorja ime e bastit. Ashtu siç edhe kisha parashikuar, fotografia megjithëse e vjetër dhe e publikuar edhe më parë, u bë virale menjëherë. Jo vetëm kaq, por rrjeti dhe portalet e majta gëluan menjëherë në teori konspirative, në skema, prognoza e shumë-çfarë tjetër. Madje, për çudinë edhe timen, ajo foto preku e trazoi aq shumë nerva e shpirtra sa që mbrojtësit më të mëdhenj të Ramës gëluan duke shkruar nxitimthi si me komandë qendrore, edhe disa editorialë të shpërlarë në nivel kapteri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjithsesi, reagimi në formë paniku i medias pranë Ramës dhe njerëzve mediatike që supozohet se janë më pranë tij, tregoi fundin e gropës së zezë ku Rama dhe çeta e tij mediatike kanë përfunduar.

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë një histori plot 30-vjeçare me njëri-tjetrin, herë bashkë e herë kundër; herë hapur dhe herë fshehur, sipas interesave të tyre dhe forcave të cilat i përfaqësonin ose përfaqësojnë.

Sot, unë besoj se të dy janë në një moment politik që i bashkon. Se qysh e si, e dinë ata vetë. Ilir Meta dhe Lulzim Basha kanë qenë personat më të afërt, gjatë mandatit të bashkë-qeverisjes midis PD dhe LSI. E njohin dhe kuptojnë fort mirë njëri-tjetrin. Si në rastin e parë, edhe këtu e tani, momenti politik i bën sërish bashkë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Çështja nuk është, a do ikë Edi Rama pas dy mandateve në pushtet, por sa do të jetë në gjendje qeveria e re për të zhbërë dëmin e këtyre dy mandateve që po mbyllen. Ndryshe nga Fatos Nano në vitin 2005 dhe Sali Berisha në 2013-ën, Edi Rama, e di që është i humbur; Administrata nën të, po e po.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 17 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Ndaj paniku i djeshëm pas publikimit të një fotoje të vjetër, thjeshtë nxori zbuluar botën e rrejshme që Edi Rama u servir militantëve të vetë mediatikë. Edi Rama ka mbijetuar mbi alibinë e pazarit me opozitën. Dhe nuk është se nuk ja ka dalë.

Disa javë më parë ndërkohë që ishte i ftuar në një studio televizive, në telefonin e moderatores erdhi një pyetje nga një zyrë e tij, (unë e di saktësisht nga kush) hakeruar me një program të thjeshtë ku pretendohej se Basha i kërkonte këtij të fundit bashkë-qeverisje. Vetëm një mendje e pisët si e Ramës mund të shkojë deri këtu, por fundja ky është Rama. Mjafton që ti shërbejë fabulës së tij, se opozita e Bashës kërkon pazar.

Kur Presidenti, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar dërgoi në Parlament amendamentet e tij, me gjasë të dakorduar në atë mbledhje, mbi ndryshimet në Kodin Penal, reagimi ishte i fortë. Konsensusin e Ilir Metës në funksion të luftës ndaj pandemisë, Edi Rama, e shiti si afrim të Ilir Metës me të. Si ofertë për pazar; madje të mbyllur!

Reagimi ndaj fotos, edhe pse e hershme, ishte në fakt zhgënjim ndaj një ‘prove të fortë’ se nuk kishte pazar.

Dhe në fakt nuk ka nevojë për prova të tilla, pasi nuk mund të ketë pazar. Pazar për çfarë?!

Kush e blen një kalë të ngordhur?!

Aq më pak, kush bën pazar me apo mbi një kalë të ngordhur?!

Koha e pazarit ishte në shtator 2017, kur Edi Rama sapo kishte fituar mandatin, e jo tani në fund të tij. PD dhe LSI kanë që në vitin 2018 të paktën, që janë në koalicion me njëri tjetrin. Në fakt, të gjithë janë bashkë. Të gjithë kundër Edi Ramës, demokratë e eurosocialistë; çamë e grekë; republikanë e demokristianë.

Rrëzimi i fabulës së Edi Ramës mbi pazaret me opozitën vetëm me publikimin e një fotoje, jo vetëm që zbulon kështjellën prej rërë mbi të cilën qeveris, por tregon edhe paaftësinë dhe paqartësinë e mesazhit publik të opozitës.

Etiketat e lidhura

cim peka
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Tani

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 7 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë
Para 9 minutash

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qi...

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 13 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.