Alimehmeti do të jetë në Kuvend? Jorida Tabaku: Të qenurit të dy në listën e hapur, diçka jo komode

Jorida Tabaku thotë se të qenit bashkë me Ilir Alimehmetin në listën e hapur të Tiranës, nuk ishte komode. Ajo thotë se ka një marrëdhënie shumë korrekte dhe pa asnjë hatërmbetje me Alimehmetin, pavarësisht rezultatit që solli 11 Maj. Tabaku shpreson që Partia Demokratike të mund të marrë mandatin e 14 pas rinumërimit të votave të Tiranës. Kjo do i hapte rrugën Alimehmetit që të futej në Kuvend.

”Ai mori një mbështetje shumë të madhe. Do i bënte mirë jo vetëm PD-së, por edhe Parlamentit. Shpresoj që numërimi i këtyre votave të pavlefshme mund të prodhojë këtë mandatin e 14. Rinumërimi që po ndodh në Tiranë është pjesë e denoncimit total që PD i ka shkuar procesit deri në fund”, tha Tabaku.

Deputetja u shpreh edhe se fushata për zgjedhjet ishte e lodhshme dhe e gjatë. Punën e vështirësonte edhe fakti që përveç kundërshtarit, “përballë” kishte edhe kandidatët mes radhëve të PD-së. Për Tabakun në zgjedhjet e 11 majit ka pasur frikë mes qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Për herë të parë më kanë qëlluar qytetarët që thonin mos na nxirr në foto, edhe qytetarë të thjeshtë, biznese të vogla, nëpunës të administratës publike. Kishte një komponent të frikës që ishte prezent aty”, tha ajo në ”Tv Klan”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?