Alimehmeti flet për fenomenin në këto zgjedhje: Njerëz që nuk i njeh askush, morën mbi 20 mijë vota

Ilir Alimehmeti ishte një nga kandidatët më të votuar të PD, por që nuk arriti të merrte mandatin e deputetit, pohon se është e kotë të flasim për vullnetin e popullit. Për të në zgjedhjet e 11 Majit dolën disa që morën mbi 20 mijë vota, që nuk i njeh askush, ndërkohë që as Ministri i Brendshëm nuk arriti t’i merrte dot.

”Institucionet shtetërore janë pushim, vetëm Opozita po gjen prova për manipulimin e zgjedhjeve. OSBE/ODIHR e thotë qartë se gara nuk ishte e barabartë, pjesëmarrja e administratës, si dhe falja e gjobave tri ditë para zgjedhjeve. Është e kotë të flasim për vullnetin e popullit, të cilit nuk i mbetet gjë tjetër, vetëm të largohet.

Problemet janë të mëdha. Kishte disa fenomene në këto zgjedhje, kishte njerëz që nuk i njeh asnjë dhe dalin mbi 20 mijë vota, teksa as Ministri i Brendshëm nuk i merr dot.

Problemet nuk zgjidhen nga ato që i kanë krijuar, kjo është e qartë. Nëse ne nuk bëjmë një gjysmë hapi përpara, nuk mund të ecet më tej. Fatkeqësisht nga organet kompetente nuk bëjnë asgjë mbi hetimet e krimeve zgjedhore”,-tha në ”News 24”.

SHKARKO APP