Altin Dumani prezanton punën e SPAK-ut, ambasada gjermane: Sukses në luftën kundër korrupsionit
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani prezantoi punën e këtij institucioni para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në “Europe House” në Tiranë. Ambasada gjermane e cilëson pjesë të pazëvendësueshme rolin e SPAK-ut në Reformën në Drejtësi dhe garantoi se do të vijojë mbështetjen.
”Ditën e sotme, Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK, prezantoi punën e tij para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Europe House.
SPAK është pjesë e pazëvendësueshme e reformave në drejtësi dhe tashmë ka treguar sukses të madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne e përgëzojmë Altin Dumanin dhe ekipin e tij për këto arritje dhe do të vazhdojmë ta mbështesim mëtej punën e tij”- shkruan ambasada gjermane.