Ambasada amerikane fton qytetarët të aplikojnë për tu bërë hetues të BKH

Ambasada e ShBA-së në Tiranë iu ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve që duan të jenë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të aplikojnë në konkursin e garës për 60 hetuesit pranë këtij institucioni.

Ambasada thekson se SHBA-të janë të angazhuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë në krijimin e një sistemi drejtësie etik, transparent dhe profesional, siç e meritojnë shqiptarët.

Ajo thekson se Hetuesit e BKH-së do të jenë ndër pjesëtarët më të mirëtrajnuar dhe më të vetuar të organeve ligjzbatuese në vend dhe do të luajnë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve.

“Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë në krijimin e një sistemi drejtësie etik, transparent dhe profesional, siç e meritojnë shqiptarët. Je pjesë e elitës që do ndihmojë në krijimin e një Shqipërie më të mirë? Hetuesit e BKH-së do të jenë ndër pjesëtarët më të mirëtrajnuar dhe më të vetuar të organeve ligjzbatuese në vend dhe do të luajnë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve. Apliko këtu: https://bit.ly/3bKUsUv “ thuhet në njoftimin e ambasadës në rrjetet sociale.

Kujtojmë se kandidatët duhet të kenë eksperiencë në fushat e përcaktuara në Ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si dhe në fushat që kanë lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (Ekonomik, Teknologji e Informacionit).

SHKARKO APP