FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasada e SHBA: Ndihmë për Shqipërinë në betejën me COVID19

Ambasada e SHBA-së në Tiranë njoftoi se qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID/Albania, po bashkërendon me Organizatën Botërore të Shëndetësisë ndihmën për autoritetet shqiptare të shëndetësisë në luftën kundër pandemisë COVID-19.

“USAID po ndihmon Shqipërinë për furnizimin e laboratorëve me pajisje testimi, për rritjen e mundësive të zbulimit të rasteve pozitive dhe të gjurmimit të kontakteve të rasteve, si dhe për masa të tjera. Kjo ndihmë ofrohet në vijim të një partneriteti prej dekadash. Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në total.”, ishte njoftimi i ambasadës në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?