Ambasada e SHBA-së jep detajet nga takimi i Ramës me gjeneralin amerikan, Christopher Cavoli

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka reaguar lidhur me takimin e zhvilluar dje mes kryeministrit Edi Rama dhe Komandantit të Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli.

Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, u takua dje me Kryeministrin Edi Rama. Takimi theksoi lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë rolin kyç të Shqipërisë në NATO dhe përpjekjet e përbashkëta ushtarake, të cilat janë jetike për çuarjen përpara të paqes në rajon dhe më gjerë”, thuhet në reagim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?