Ambasada italiane: Shkuam në Berat dhe paguam faturën e turistëve me paratë e Melonit
Ambasada Italiane në Tiranë, bën me dije se kreu porosinë e kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, për të paguar faturën e turistëve italianë të cilët ikën nga restoranti në Berat dhe nuk dhanë lekë për produktet që konsumuan. Ambasada italiane sqaron se llogaria është paguar nga paratë e kryeministres italiane. Në pamundësi të shefes së qeverisë italiane për të shkuar vetë, pagesa nga ambasada. italiane.
“Janë përdorur fondet personale të Melonit. Pagesa është shlyer me fondet personale të kryeministres Meloni nëpërmjet Ambasadës, e cila e kishte të pamundur të shkonte personalisht për të kryer pagesën në restorant”,-thuhet në njoftimin e ambasadës italiane.
Ambasada italiane bëri me dije se llogaria për 4 turstët italianë të cilët ikën pa paguar nga restoranti në Berat është kryer me sukses, por pas kritikave të opozitës u dha një sqarim më i hollësishëm.
Gjatë qëndrimit në Vlorë, Giorgia Meloni u tregua shumë e rezervuar në daljen në publik dhe përveç një udhëtimi me varkë në Karaburun, doli vetëm pasditen e djeshme nëpër rrugët e qytetit bregdetar, bashkë me Edi Ramën për një kafe në lokalet aty, e për të vizituar më pas Konsullatën italiane. Gjatë shëtitjes u takua me disa dhjetëra italianë që gjatë këtyre javëve kanë pushtuar Vlorën për pushime.