Ambasada Ruse i përgjigjet Ramës: Nuk e kuptojmë pse u mërzit kaq shumë

Ambasada ruse në Tiranë i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me komentin e tij për vaksinën Spuntik V.

Në një postim në mediat sociale, ambasada ruse deklaron se nuk e kupton pse është mërzitur Rama nga komenti i tyre që është bërë pak ditë më parë.

“Është e vështirë të kuptohet pse Kryeministri i nderuar i Shqipërisë z. Edi Rama u mërzit kaq shumë nga komenti i Ambasadës së Rusisë në faqen e saj në Facebook më 28 dhjetor të këtij viti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasada vetëm reagoi ndaj re-twitit të Drejtorit të Komunikimit të Kryeministrit, z. E. Fuga, në lidhje me fillimin e vaksinimit kundër Covid-19 në vendet anëtare të BE-së dhe deklaratës e vetë të kreut të Qeverisë së Shqipërisë në konferencën e tij për shtyp në 24 dhjetor, gjatë së cilës ai përmendi vështirësitë në sigurimin sa më shpejt të jetë e mundur e sasisë së nevojshme të vaksinave për popullatën e vendit”, shkruan ambasada.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej selia diplomatike e Rusisë në Shqipëri deklaron se “i vjen keq që vullneti i mirë i Rusisë, i shprehur publikisht, interpretohet si veprime provokuese. Për t`u bindur që nuk është kështu, mjafton të njiheni me tekstin e komentit”.

Në fund thuhet se Moska nuk u vë asnjë kusht partnerëve potencialë të cilët kërkojnë të blejnë vaksinën e prodhuar prej tyre

“Në komentin e Ambasadës bëhej fjalë për gatishmërinë e institucionit rus të autorizuar – Fondit të Investimeve Direkte – për të shqyrtuar aplikimet nga çdo vend i interesuar për blerjen e vaksinës ruse kundër koronavirusit, përfshirë Shqipërinë. Në Rusi nuk ka dyshime se bashkimi i përpjekjeve të të gjitha shteteve, që kanë kryer kërkime shkencore dhe kanë teknologjitë përkatëse, do të ndihmojë njerëzimin të kapërcejë këtë fatkeqësi dhe të kthejë qytetërimin në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm. Në të njëjtën kohë, Moska nuk u vë asnjë kusht partnerëve potencialë”, mbyllet reagimi i ambasadës.

Një ditë më parë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ofrimin e vaksinën nga Rusia e quajti një meme dhe shtoi se gjëra të tilla nuk mund t’i bëjë një shtet serioz.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?