Mesila Doda: Kur dëgjon ambasadorët të duket sikur jeton në një Shqipëri tjetër
Sekretarja e përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda, flet për çështjen e ambasadorëve dhe sipas saj, njëanshmërinë apo përkrahjen e tyre unanime ndaj Edi Ramës.
”Kjo mazhorancë tenton gjithmonë që të bëjë një lojë të fshehtë, një lloj loje nën rrogoz dhe në fund të thotë jo unë jam krejt në rregull se kam ndërkombëtarët me vete dhe ka këtë përfaqësinë e ambasadorëve që janë bërë si grup i gatshëm për ndihmën për kryeministrin”, ironizoi Doda në ”Top Talk”.
Më tej u shpreh: ”Kur lexon ndonjëherë raportet e ndërkombëtarëve të duket sikur jeton në një Shqipëri tjetër, jo në këtë realen por nuk mund të mendosh as që është naiv Macron- i kur thotë se duhet të kishit kryer reforma reale për vendin. Pra le të themi në këtë rast që Macron-i është jashtë lojës kurse këta janë brenda?”.