Ambasadori britanik: Jemi në merak për Elbasanin, ndaj jemi këtu
Ambasadori i Britanisë të Madhe, Duncan Norman, ndodhet në Elbasan, ku do të monitorojë deri në përfundim, procesin e votimit atje.
Në një prononcim për gazetaren e “Neës 24”, Klodiana Lala, Norman i bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojë. Ai tha se ndodhet në Elbasan për shkak të incidenteve të ditëve të fundit, por edhe pse qyteti është mjaft i bukur.
Gjithashtu, ai iu drejtua qytetarëve duke i thënë që të dalin e të votojnë, pasi sa më e madhe të jetë pjesëmarrja aq më pak sipas tij, krimi mund të implikojnë procesin.
“Gjatë paradites kemi qenë në Kavajë, Durrës, Rrogozhinë dhe në Elbasan sapo kemi mbërritur. Para disa javësh kur ishim këtu, premtova që do të ishim këtu dhe ja ku jam. Ambasada Britanike ka tetë skuadra që janë në terren për të monitoruar dhe po mbështesin 600 monitorues lokalë. Ajo çka po bëjmë është të inkurajojmë njerëzit të votojnë dhe të japim mesazhin që demokracia arrihet duke votuar. të gjithë e dinë që ka pasur problematika dhe kam merak si do të shkojë procesi në Elbasan, ndaj unë dhe kolegët e mi ndodhemi këtu.
Ka edhe qytete të tjera që njihen për problematikat e tyre, por ne jemi të interesuar për atë që ndodh në procesin zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Është çështja e problematikave që kanë pasur, por edhe pse Elbasani është qytet i bukur. Mesazhi im është i qartë, është për qytetarët që duan të votojnë, i them të votojnë sepse ka zgjidhje për të votuar.
Është ende pak herët nëse të kuptohet që standardi është arritur, por mesazhi i qytetarëve duke qenë se është mjaftueshëm i lartë, është tregues që ka një akses pozitiv në zgjedhje. Sa më shumë njerëzit të dalin të votojnë, aq më pak impakt do të ketë nga grupet kriminale për të ndikuar tek procesi”, u shpreh Norman.
Lexoni edhe….
- “Pjesëmarrja masive në votime, shenjë e keqe për qeverinë”
- Video/ Basha voton: Sot është dita e Shqipërisë. Dilni e votoni masivisht!
- Kandidatja e PS në Vlorë shkel ligjin, voton me maskën e partisë
- Presidenti Meta: Votoni për kandidatët më të mirë! Eshtë AKT patriotik për të votuar
- Presidenti Meta: Do jem në Vlorë dhe kudo që njerëzit të kenë nevojë (VIDEO)
- Monika Kryemadhi: Të gjithë të votojnë!
- Denoncimi i Bahri Shaqirit: Grupe të armatosura po u bëjnë presion votuesve
- Ndryshimi i vendbanimit për shkak të tërmetit, qytetarët nuk gjejnë emrat në lista, nga mëngjesi 80 raste
- Luan Rama: Patronazhistët po përpiqen të manipulojnë procesin e votimit!
- “Në një demokraci si kjo e jona asnjë qeveri s’duhet të kalojë më shumë se 2 mandate”