Ambasadori francez: S’ka plan alternativ për Ballkanin, vetëm anëtarësim në BE

Franca mbështet anëtarësimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe nuk synon të vendosë veton apo të krijojë një lloj partneriteti të privilegjuar për këto vende. Ambasadori i Francës në Serbi, Jean Louis Falconi, përpiqet të shuajë zërat se Emannuel Macron do të propozojë një alternativë tjetër ndaj integrimit të plotë: “Nuk ka asnjë “veto” dhe asnjë “partneritet të privilegjuar” alternativ! Ka të bëjë me përmirësimin e procesit të zgjerimit: Franca është e angazhuar për anëtarësimin e plotë të Ballkanit Perëndimor dhe Serbisë në BE”.

Falconi shpjegon se ajo që Franca i kishte propozuar Këshillit Europian ishte ideja e modernizimit të procesit të pranimit, duke u mundësuar vendeve kandidate të cilat kanë përmbushur kushtet në fushë të caktuara, të shfrytëzojnë benefitet e tyre, në vend të që të presin për përfundimin e të gjithë procesit.

Ai shpjegon se në këtë mënyrë, procesi i ngadalshëm aktual i pranimit në BE, do të bëhej më i shpejtë, progresiv por gjithashtu i kthyeshëm: ”Ideja është se, kur një vend përfundon me negociatat në fusha të caktuara, do të mund të ulet në të njëjtën tryezë me shtetet anëtare e të marrë pjesë në politikëbërje, por pa të drejtën e votës”. Falconi kujton se Macron kishte qenë i qartë gjatë vizitës së tij në Serbi në muajin korrik, kur kishte konfirmuar premtimin se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian do të realizohej.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?