Ambasadori Gonzato takim me Celibashin, pyetet për lobimin 6 milionë dollarë të PD-së

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi një takim me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi.

Takimi i tyre vjen ndërsa na ndajnë edhe 9 ditë nga zgjedhjet parlamenatre të 11 majit.

Në një prononcim për mediat pas takimit, Gonzato u pyet edhe për lobimin 6 milionë dollarësh të Partisë Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk bëj komente. Do të pres autoritetet kompetente”, ka deklaruar ambasadori i BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa kryekomisioneri Celibash zbardhi takimin me Gonzaton.

Shkëmbyem mendime në lidhjje me momentin e përgatitjeve të zgjedhjeve. Ashtu sikurse ambasadori tha jemi në proces të vazhdueshëm bashkëpunimi dhe mbështetjeje nga delegacioni i BE për procesin zgjedhor në tërësi dhe mënyrë të veçantë për KQZ-në. Ndamë të njëjtën pikëpamje mbi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve. Është e nevojshme që secili prej nesh, institucionet publike përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe partitë politike duhet të reflektojnë për të pasur zgjedhje me integritet“, tha Celibashi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?