Ambasadori i BE: Lëreni SPAK-un të bëjë punën, mbështetja për drejtësinë e palëkundur

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, bëri thirrje që SPAK të lihet të bëjë punën e vet. Ambasadori tha ditën e sotme se BE nuk ka mbajtur asnjëherë një standard të dyfishtë lidhur me qëndrimin e saj sa i takon mbështetjes për drejtësinë e re.

“Nuk ka standard të dyfishtë. Mbështetja për sistemin e drejtësisë është e palëkundur, por mesazhi është i njëjtë dhe i përhershëm. Ne i japim përparësi të madhe reformës në drejtësi dhe duhet ta lëmë të bëjë punën e vet”, tha Gonzato.

Ne nuk komentojnë për hetime por ju e dini mbështetjen tonë për SPAK. Mbështes punën e këtij instituticioni. Sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, janë pjesë e kapitujve themelorë të BE që do të hapen të parët dhe do të mbyllen të fundit. Kam besim të plotë te SPAK, vijojmë punën me Bashkinë e Tiranës, për transportin e gjelbër, shkollat etj. Objektivi im është të bashëpunojmë” tha ambasadori i BE-së”, tha Gonzato ne konferencë për median, ndërsa u pyet lidhur me paraqitjen e Veliajt në SPAK.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?