Ambasadori i BE-së: Mbështesim institucionet e reja të drejtësisë, çelësi për çrrënjosjen e korrupsionit

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka shprehur mbështetjen për institucionet drejtësisë. Ai shkruan në një postim në rrjete sociale, se puna e tyre është çelësi për të çrrënjosur korrupsionin nga vendi.

Ne mbështesim plotësisht institucionet e reja të drejtësisë dhe reformën në drejtësi të vitit 2016, e cila u mundësoi atyre të japin drejtësi për qytetarët.

Puna e tyre është çelësi për çrrënjosjen e korrupsionit nga Shqipëria. Në komitetin drejtues të projektit EU4Justice, theksova se integrimi në BE varet shumë nga kontributi i tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhënia në kohë, efektive dhe transparente e drejtësisë është çelësi për rikthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet. BE do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në arritjen e këtij objektivi”, shkruhet në postim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?