FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadori suedez: Biznesmenët tanë duan të investojnë në Shqipëri, por kërkojnë shtet ligjor

Ambasadori i Suedisë në Shqipëri, Johan Ndisi bën thirrje që Shqipëria të mos humbasë kohë për zbatimin e reformave që e çojnë vendin drejt BE-së. Në një intervistë për emisionin “Diplomaticus” të gazetarit Erion Kaçorri, ambasadori Ndisi thekson se edhe pse procesi i reformave është i vështirë, nga ato përfitojnë së pari qytetarët shqiptarë.

“Mendoj se procesi drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian është një proces i mbushur me reforma dhe me reforma shume të vështira. Ne tashmë jemi 28 vende në BE dhe të gjitha këto vende kanë kaluar në procese të tilla. Nuk është e lehtë, por është me rëndësi që të mos humbasim kohë në këtë proces. Ne dëshirojmë të shikojmë reformën në drejtësi që të zbatohet sepse është e rëndësishme së pari për qytetarët Shqiptarë dhe është shumë e rëndësishme për investitorët që duan të vijnë në Shqipëri. Është me rëndësi për integrimin në Bashkimin Europian, por kryesisht për qytetarët shqiptarë dhe investitorët sepse për një investitor, shteti ligjor është jetik”.

Duke u ndalur te pjesa e investimeve të huaja, ambasadori Ndisi thekson se gjeografikisht, Shqipëria është një vend shumë interesant për Suedinë. “Ekonomia Suedeze është një ekonomi globale dhe ne jemi mësuar që të investojmë në çdo cep të botës, që të bëjmë tregti në të gjithë botën. Do të doja të shihja më shumë tregti mes dy vendeve dhe më shumë investitorë Suedezë në Shqipëri, por kur flas me drejtuesit e bizneseve suedeze, aspekti kryesor që ata theksojnë është shteti ligjor. Për këtë arsye duhet të ecët përpara me reformën në drejtësi sepse bizneset i shikojnë mundësitë, por i frikësohen rrezikut. Pra nëse ulni rreziqet, gjërat do të ecin me shpejtësi këtu”,- deklaroi ambasadori suedez për televizionin News 24.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?