Ambasadorja e BE-së në Tiranë: Duhen masa sigurie për të zbutur kërcënimin e sulmeve kibernetike

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann, thotë se kërkohen masa sigurie për të zbutur kërcënimin e sulmeve kibernetike. Nga ana tjetër, ajo shpreh mbështetjen e palëkundur të BE-së për Shqipërinë.

“Kërkohen masa sigurie për të zbutur kërcënimin e sulmeve kibernetike në infrastrukturën e qytetit të inteligjent. BE tashmë është dhe do të vazhdojë të mbështesë partnerët e #Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërinë për të zbuluar, përgjigjur dhe rritur qëndrueshmërinë e tyre ndaj sulmeve kibernetike”, shkruan ambasadorja e BE-së në Twitter.

https://twitter.com/EUAmbAL/status/1572248700885540865

SHKARKO APP