“Ka pasur një bisedë të fortë nga kryetari i opozitës Basha dhe ambasadores amerikane, Yuri Kim”. Ambasadorja e SHBA: Ja pse e thërras Luli, kreun e PD

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar lidhur me lajmet për një bisedë të tensionuar telefonike mes saj dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Një ditë më parë gazetari Çim Peka deklaroi se “Ka pasur një bisedë të fortë nga kryetari i opozitës Basha dhe ambasadores amerikane, Yuri Kim. Bisedë me tonë shumë të ashpra. Burime e mia bëjnë me dije se zoti Basha i ka bërë me dije ambasdores se ‘unë nuk jam Luli Basha, por jam kryetari i opozitës. Nëse vazhdoni të jeni në lojë me Ramën, vazhdoni me të”.
Duke publikuar në faqen e saj në Twitter deklaratën e gazetarit Çim Peka, Yuri Kim ka treguar dhe arsyet se përse zotit Basha i drejtohet me emrin Luli.
Kjo nuk ka kuptim. Ai me thërret Yuri, unë e thërras Luli. Pse? Sepse jemi kolegë dhe miq”,- shkruan ambasadorja e SHBA.

SHKARKO APP