Ambasadorja e SHBA publikon deklaratën e Sekretarit të Shtetit, Pompeo: Të votohet marrëveshja

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka publikuar në Twitter deklaratën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo lidhur me marrëveshjen politike në Shqipëri.

Ditën e sotme, kryediplomati amerikan tha se mirëpret marrëveshjen, për të cilën tha se do të forcojë demokracinë në Shqipëri. “Mirëpres marrëveshjen ndërpartiake në Shqipëri për Reformën Zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë e saj dhe do forcojë edhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne inkurajojmë të gjitha palët që ta kodifikojnë këtë marrëveshje”, tha Sekretari i Shtetit Pompeo.

Deklarata është një qëndrim për zhvillimet e fundit në vend dhe për lojërat e kryeministri Edi Rama me një pjesë të deputetëve që thonë se nuk pranojnë ta votojnë.

Postimi i ambasadores Kim (tani vonë në darkë) është një përgjigje e hapur dhe e prerë e ambasadës se duhet zbatuar e votuar Marrëveshja, pa e dredhur bishtin qeveria. Deputetët e “pazarit të Milotit” që asnjëherë nuk kanë votuar kundër qeverisë Rama, tani na dilkan trima dhe të interesuar të prishin përspektivën europiane të vendit! Pa lejen dhe lojën e kryeministrit asnjë prej tyre nuk flet, ndaj amerikanët kanë edhe regjistrime bisedash të pjestarëve të mazhorancës duke folur dhe kërkuar deputetëve “opozitarë” që të mos e votojnë Marrëveshjen.

Përveç interesit amerikan për të mos humbur Shqipëria udhën drejt BE, pasi edhe firmosja e Marrëveshjes ishte pjesë e kësaj agjende, tashmë ambasada amerikane ndjehet e fyer, sepse u firmos në tokën amerikane dhe kush fyen flamurin amerikan duhet të mendohet mirë!

SHKARKO APP