Ambasadorja gjermane: Edhe nëse opozita s’merr pjesë, ne do i njohim zgjedhjet

Ambasadorja gjermane Susanne Schutz deklaron se qëndrimi i PD-së për të mos marrë pjesë në procesin zgjedhor është një vendim i trishtuar por Gjermania do të njohë këto zgjedhje.

Ambasadorja ishte në ministrinë e Energjisë për të firmosur një marrëveshje dhe u pyet nga gazetarët.

Pyetje: Zonja ambasadore, afatet po mbarojnë dhe opozita duket se nuk po hyn në zgjedhje. Cili është vlerësimi juaj për situatën politike?

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sikurse u konstatua dhe u shpreh ministri i jashtëm federal z.Gabriel para rreth dy javësh, ne shpresojmë shumë që procesi zgjedhor të mund të zhvillohet në periudhën apo në momentin kohor të dekretuar nga Presidenti i Republikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpresojmë që në këtë proces zgjedhor të mund të marrin pjesë sa më shumë parti politike që të jetë e mundur. Nëse Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare vazhdojnë të mbeten në qëndrimin e tyre për të mos marrë pjesë në procesin zgjedhor ky është një vendim i trishtuar për ne, por ne do ti njohim këto zgjedhje

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?