Ambasadorja Kim: Përpjekje për të joshur gjyqtarë e prokurorë. Koha të thyhen modelet e vjetra të korrupsionit
Ambasadorja amerikane Yuri Kim apelon se Shqipëria duhet të ecë përpara e të ndahet nga modelet e vjetra të korrupsionit.
Yuri Kim flet për përpjekje për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, pra për të shtrembëruar drejtësinë.
“Ne jemi të vetëdijshëm për më shumë përpjekje për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve, me fjalë të tjera, për t’i tërhequr në të kaluarën. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet. Është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Shqipëria duhet të ecë përpara, jo mbrapa, madje as të qëndrojë në vend. SHBA po i kushtojme vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi.” -shkruan ambasadorja Kim.